Nga: VICTORIA FRIEDMAN

Boris Johnson i ka thënë Angela Merkelit se ai është i gatshëm të nxjerrë MB-në jashte nga institucionet e BE-së më 1 janar pa marrëveshje. Ndërkohë, Michel Barnier ka lënë të kuptohet se BE është e gatshme t’i japë qytetit të Londrës akses në tregjet Evropiane pas periudhës së tranzicionit.

Kryeministri i Britanisë i ka thënë kancelares Gjermane se Mbretëria e Bashkuar do të linte Tregun e Vetëm dhe Bashkimin Doganor për të tregtuar me bllokun në të njëjtat kushte si Australia. Ndërsa Australia nuk ka një marrëveshje të tregtisë së lirë me BE-në,ajo ka marrëveshje individuale për mallra specifike.

Një zëdhënëse e Downing Street tha se gjatë bisedës telefonike të martën, “kryeministri nënvizoi angazhimin e MB për të punuar shumë për të gjetur një marrëveshje të shpejte jashtë procesit të bisedimeve të intensifikuara” mbi marrëdhëniet e ardhshme midis Londrës dhe Brukselit.

“Ai gjithashtu vuri në dukje se Mbretëria e Bashkuar në mënyrë të barabartë do të ishte e gatshme të linte periudhën e tranzicionit në kushtet e Australisë nëse një marrëveshje nuk mund të arrihej, në fund, ” tha ajo, sipas Reuters.

Kryeministri Johnson ka akoma shpresë se një marrëveshje mund të arrihet deri në fund të këtij muaji, ndërsa qeveria e tij po sugjeron më afër shtatorit, tre muaj para përfundimit të periudhës së tranzicionit, gjatë së cilës Mbretëria e Bashkuar mbetet e lidhur me rregullat e tregtisë së BE-së.

Javën e kaluar, kancelarja Merkel paralajmëroi Parlamentin gjerman dhe Bashkimin Evropian që të përgatiten për një skenar të mundshëm ‘pa marrëveshje’.

Negociatat midis BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar përfunduan në fillim të javës së kaluar të enjten, duke treguar hidhësi midis dy palëve. Negociatori Britanik David Frost tha që mbetën “ndryshime të rëndësishme”, ndërsa ekuivalenti i tij Evropian Michel Barnier sugjeroi që Mbretëria e Bashkuar nuk “respektonte” pozicionin e BE-së.

Sidoqoftë, u shfaq një zbutje e qasjes nga BE pasi Michel Barnier ka thënë se Brukseli është “gati të lejojë” hyrjen e qytetit të Londrës në tregjet e Bashkimit Evropian në fund të periudhës së tranzicionit, si pjesë e çdo lloj marrëveshjeje.

Dokumentet e Komisionit të Bashkimit Evropian Dhomës së Lordëve të raportuara të martën zbuluan se z. Barner u ka thenë kolegëve: “Ne jemi të gatshëm të garantojme ekuivalencen.

“Koha për vendime është në vjeshtë, në kohë të mirë, në kontekstin global të negociatave tona për shumë tema me Mbretërinë e Bashkuar.”

  1. Barnier gjithashtu la të kuptohet se mund të ketë vend për manovrim në këmbënguljen e BE-së që Gjykata Evropiane e Drejtësisë të arbitrojë një marrëveshje të ardhshme tregtare MB-BE.

“Unë nuk e imagjinoj që nuk do të jetë e mundur të gjendet ndonjë zgjidhje krijuese për t’u marrë me këto çështje,” tha burokrati i Brukselit. “Ne jemi të hapur për të qenë krijues në mënyrë që t’i mbajmë të lumtur palët e ndryshme.”

Ish Ministri Francez dhe ekipi i tij arritën në Londër të hënën për të vazhduar bisedat informale për marrëdhëniet e ardhshme të dy palëve. Barnier tha se ai kishte pasur një “diskutim të dobishëm” me Z. Frost.

Ai shtoi se ata “do të vazhdojnë bisedimet me mirëbesim sot” të Mërkurën pas një “darke të këndshme” në Number 10 mbrëmë. Bisedimet vazhdojnë në Whitehall këtë javë.

Peshkimi, megjithatë, mund të mbetet një pikë kritike, me BE-në që do garanci afatgjata ndërsa Britania e Madhe dëshiron të rimarrë kontrollin e plotë të ujërave të saj edhe një herë, duke negociuar për një marrëveshje “te bashkëngjitjes zonale” e cila mund të rishikohet në mënyrë periodike.

VERITAS.COM.AL