Favoriti për kryesimin e lidershipit të Breksit dhe të Tory, Boris Johnson, ka vlerësuar politikën ekonomike të presidentit të Shteteve të Bashkuara, duke propozuar ulje taksash të ngjashëm për Britaninë me qëllim që të përkrahë kombin.

Ish ministri i Jashtëm i Britanisë i kërkoi Partisë Konservatore premtimin që ‘çlirojë energjitë e popullit” duke reduktuar barrën e taksave mbi Britanikët, e cila është ëm e rënda në 49 vjet.

“Nëse duam që të kemi mbështetjen e votuesve në çështjen e taksave,  ne duhet të themi se taksat tani e tutje në vend që të rriten, do të ulen”, shkroi ai në Daily Telegraph.

Ai shtoi se “unë e di se nuk është në kohë për të thënë këtë gjë, por Shtetet e Bashkuara në mënyrë të vazhdueshme po rrisin ekonominë… Dhe se rritja është duke u prirë jo për shkak të modës së njohur, por sepse qeveria në Shtetet e Bashkuara ka vendosur të ulë taksat…, por ndoshta edhe akoma më shumë për shkak të psikologjisë”.

“Nga ky sens qeveria duhet që të ulë taksat. A e japim këtë sinjal në këtë vend? Unë nuk jam i sigurt për këtë”, tha ai.

Veritas.com.al/