Boris Johnson do të provojë për të katërtën herë që të sigurojë zgjedhje të përgjithshme të parakohshme, pas ligjvënësit në Parlament kundërshtuan planin e tij.

Kryeministri tani do të kërkojë nga ligjvënësit që të aprovojnë zgjedhje në 12 Dhjetor përmes një dëshmie on-line, gjë që kërkon mbështetjen e më pak anëtarëve të parlamentit se sa në përpjekjen e fundit.

Por burime nga No 10 thonë se atra mund të pranojnë zgjedhje në 11 dhjetor për të përfshirë edhe partitë e opozitës.

Zoti Johnson tha se “paraliza” mund të mos kalojë, por Labuiristët thonë se marrëveshja e Brexit duhet të jetë mbi tavolinë.

Kjo erdhi pas një marrëveshjeje të bërë nga liderët e BE për të shtyrë Brexit deri në 31 Janar. Dhoma e Përfaqësuesve mbështeti mocionin e qeverisë për zgjedhje me 299 përballë 70 votave d itën e Hënë, por shifra ishte mjaft më shkurt se numri i nevojshëm për të shpallur zgjedhje sipas Fixed-term Parliaments Act.

Të gjithë parlamentarët konservatorë mbështetën mocionin, por një numër i madh i Laburistëve abstenuan krahas he SNP dhe DUP. Edhe një nga grupi i Liberal Demokratëve votoi kundër.

Qeveria ka thënë se do të abandonojë çdo përpjekje për ta kaluar ligjin mbi Brexit, tani për tani. Reuters në një lajm të fundit tha se zoji Corbyn i Laburiostëve ka pranuar ofertën e Johnson për zgjedhje të reja.

Veritas.com.al