Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, e krahason veten me qenin e Michael Heseltine (një humor miqësor i bërë me ish- zëvendëskryeministrin e Anglisë) teksa foli të Enjten në mbrëmje teksa ndodhej në “Çmimin e Spektatorëve”
“Ne po marrim satërin e lirisë për të prerë drurin e shtrembër të rregullave të BE”, tha ai. “Dhe ne jemi në procesin e krijimit të një gjëje pozitive për të dy anët e Kanalit; një partneritet i ri Evropian mes një Anglie të fortë dhe Një BE të fortë. Më besoni, kjo është ajo çfarë ky popull në këtë kontinent duan të arrijnë”, tha për gazetën “The Guardian.
Ai tha se besonte Europa po vjen në pozitat e largimit të Anglisë nga BE. “Nga fjalët e kryeministrit tonë ata kuptuan se Brexit do të thotë Brexit dhe ne po arrijmë suksesin Titanik të tij”
“Ai u mbyt,” pat thënë ish kancelari George Osborne, i cili po e prezantonte zotin Johnson me çmimin që iu akordua.
“Kështu, Ekspozita “Titantic” në Irlandën e Veriut është i vetmi atraksion popullor që ka provinca” tha Johnson. “Ne do të bëjmë një sukses kolosal për Brexit”. Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe e bëri krahasimin me Irlandën duke përqasur “Ekspozitën e vetme Titanik” me Anglinë e vetme Titanike.
/Veritas.com.al/