Ish-presidenti Bujar Nishani, tashmë i rreshtuar në krah të zyrtareve që janë kundërshtarë jo vetëm të kryeministrit Edi Rama, por dhe kryedemokratit Lulzim Basha, u ka bërë thirrje shqiptarëve që të ngrihen për të drejtat e tyre, pasi kjo dyshe sipas tij, në bashkëpunim me njëri tjetrin, por  tallen me ta. Nishani, ka listuar një sërë arsyesh pse sipas tij, shqiptarët duhet të bëhen bashkë kundër dyshes Rama-Basha, mes të cilave thotë se është ekonomia mizerabël siç ai e konsideron apo edhe mungesa e demokracisë në vend.

“Edi Rama dhe Lulzim Basha synojnë e punojnë që shqiptarët të konsiderohen e trajtohen si qytetarë të Klasit të II-të !Sipas platformes së tyre; Për shqiptarët mjafton kjo ekonomi mizerabël, Për shqiptarët nuk ka nevojë për shtet serioz dhe institucione normale; Për shqiptarët nuk ka nevojë për rregulla e kode demokratike; Për shqiptarët nuk janë të rëndësishme liria, të drejtat themelore, dinjiteti; Për shqiptarët nuk janë të nevojshme standartet që gëzojnë popujt & shoqëritë e tjera evropiane; Mjafton që Rama & Basha të vegjetojnë mbi mjerimin dhe talljen ndaj shqiptarëve; Shqiptarët të mos lejojnë kurrë që ti konsiderojnë e trajtojnë si qytetarë të Klasit të II-të! Kurrë, me çdo çmim që të nevojitet”, shkruan Nishani.