Nga Lulzim Basha/ Kryetar i PD/

Partia Demokratike hapi sot fushatën elektorale në Berat. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, tha:

 

Më 18 shkurt nuk lindi thjesht një bashkim opozitar. E vërteta është se opozita është e bashkuar si asnjëherë në 27 vite nën siglën e PD-së që marshon drejt 25 qershorit me numrin 6 në fletën e votimit.

Ky ndryshim do të sjellë jo ndryshimin e pushtetit, por të jetës dhe të kushteve të jetesës.

Pritshmëritë tona për demokracinë, ekonominë e tregut, shpresat janë bllokuar dhe marrë peng nga një klasë e papërgjegjshme që e ka marrë peng demokracinë. Kjo ka ngjallur një mosbesim të fortë të njerëzve të politika. Kjo për mua është e rëndë, e hidhur, por fare e kuptueshme.

Çfarë bëri politika në këto 4 vite? Mori votën me premtime të mëdha dhe i braktisi njerëzit. Erdhi këtu në Berat me premtime të mëdha për punësim, ulje taksash, arsim, shëndetësi falas, legalizim falas, pensione të 13 etj. Çfarë bëri? A i i rriti pensionet? A i rriti rrogat? Kush është punësuar vitet e fundit të ngrejë dorën. Kush paguan më pak taksa sot në Berat, të ngrejë dorën. Kush merr shërbim të mirë shëndetësor, të ngrejë dorën. Kush ka marrë subvencione nga fermerët, të ngrejë dorën.

Tani duhet të jemi të vërtetë. Këto pllaka janë shtruar, apo jo. Krenohet ditë për ditë me kalldrëmin. Lulishtja është bërë kalldrëm apo kalldrëmi lulishte, kjo nuk është puna e Kryeministrit. Lulishten kalldrëm apo kalldrëmin – lulishte, kjo nuk është punë e Kryeministrit, por e pushtetit vendor. Përgjegjësi e Kryeministrit, e Edi Ramës është ekonomia.

A keni dëgjuar ndonjë fjalë për ekonominë këto ditë?

Opozita ka bërë një luftë të fortë kundër gjëmave në parlament, mbulimit të Shqipërisë me drogë.

Ne e kemi quajtur bashkëpunëtor me krimin, por e vërteta është ajo që tha Haxhiu: Është i papërgjegjshëm!

Vetëm një si ai harxhon 600 milionë euro për pllaka dhe palma dhe lë pensionistët me gisht në gojë.

Vetëm një i papërgjegjshëm mund të japë koncensione dhe të lerë pacientët shqiptarë në kushte mesjetare.

Vetëm një i papërgjegjshëm rrit taksat për biznesin, kur anembanë botës po ulen. Si mund të jetë taksa, prioritet, kur nuk ke hapur vende pune?!

Si mund të rrijë Kryeministri në një zyrë me vizatime?! Vendi përmbytet e ndodhin kriza, kurse ai shkon në ekspozita, nga njëra ndeshje e futbollit në tjetrit dhe këtu ekonomia po rrënohet.

Plani im ekonomik ka vulën e partisë së Angela Merkel.

Do të kërkojë vendime të prera të forta. Ulja e taksave do të çlirojë miliona euro në ekonominë shqiptare. Leku nuk do të jetë më në xhepat e 4-5 njerëzve por në të sipërmarrësve, të punësuarve, qytetarëve.

Do të investoj fuqishëm tek bujqësia. Fermerët do të ndiejnë direkt ndihmën e shtetit.

Industria nuk do të jetë thjesht mbijetese, por një industri e zhvilluar.

Do të rihapim përsëri universitetin në Berat! Të rinjtë do të kenë të garantuar stazhin për t’i drejtuar drejt tregut të punës.

Unë do jem kryeministri i qytetarëve, gjithmonë pranë jush në momente të mira dhe veçanërisht në momente të vështirë. Unë do të jem për të lehtësuar vuajtjen tuaj. Dhimbjen tuaj do ta prek e ndiej duke qënë afër jush, duke ndier frymën tuaj. Unë do të jem kryeministri i taksave të ulta. Prioriteti im i parë do të jetë hapja e vendeve të punës, hapja e fabrikave në Berat dhe në gjithë Shqipërinë.

Unë i kam marrë këto vendime në të kaluarën: Rruga e Kombit, heqja e vizave, asgjë nuk ka qënë dhuratë, por vendime që unë i mora për interesin suaj.”

*Fjalimi i mbajtur në mitingun e Beratit

Hapja e fushatës #Berat

Publié par Lulzim Basha sur mardi 30 mai 2017