Disa media dhe parti politike kane deklaruar me ze te larte se ‘zbuluan’ korrupsionin ne numerimin e votave. Disa zona kane dale me numer me te madh votash se numri i votuesve.

Por KQZ ben sqarimin:

Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxha në një deklaratë për shtyp, sqaroi edhe njëherë se rezultatet e votimeve të pasqyruara nga KQZ-ja janë paraprake dhe mund të ndryshojnë, prandaj edhe nuk duhet të merren të mirëqena deri në përfundim të të gjithë procesit të numërimit të votave.

“Informacionet e publikuara janë të siguruara me rrugë operative, me telefon nga grupet e numërimit. Mund të ketë edhe mospërputhje, por kjo është një vendimmarrje shumëvjeçare, në dilemën për të mos dhënë asnjë informacion apo informacione paraprake, kemi zgjedhur këtë të fundit”,- tha ajo.

VERITAS.COM.AL/