Pak ditë më parë, Kostandinos Kaçifa kishte shpallur motivin e jetës së tij:

“Janë të ftuar të gjithë grekët e Vorio-Epirit ne 28 tetor të dërgojmë një mesazh për të gjithë…Greqi ose vdekje”. ‘

Kështu shkruante pak ditë më parë në ‘Facebook’ Kostandinos Kaçifa, 35-vjeçari i cili terrorizoi me armë fshatin Bularat në Gjirokastër, ku pasi qëlloi në ajër, hapi zjarr edhe ndaj policisë. Teksa shfaqet duke pozuar me flamurin e Viorio-Epirit, duket se i riu ka para paralajmëruar ngjarjen në fjalë, ndërsa ‘kërcënon’ me mesazhin.

“TsipraS dhe Rama bëjnë plane pa nikoqirin (pa të zotin e shtëpisë). Për një gjë të jenë të sigurt, rinia e ashpër dhe e zjarrtë e Vorio-Epirit nuk do jetë spektatore. Janë të ftuar të gjithë grekët e Vorio-Epirit ne 28 tetor të dërgojmë një mesazh për të gjithë…Greqi ose vdekje 🇬🇷”, -shkruante Kaçifa.

Pa vrasjes gjatë ditës së sotme të 35-vjeçarit, Kostandinos Kaçifa, në Bularat të Gjirokastrës, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë.

“U informuam për vrasjen e të riut. Me autoritetet shqiptare po ndjekim zhvillimet. Ngushëllime për vdekjen e homogjenit grek. E papranueshme humbja e jetës së një personi në çdo rrethanë. Shprehim keqardhjen tonë për vdekjen e shtetasit grek ngushëllimet familjes së viktimës. Ne presim që autoritetet shqiptare të sqarojnë plotësisht rrethanat në të cilat u vra shtetasi grek dhe më pas do të marrim masat e duhura menjëherë.”, thuhet mes tjerash në reagim.

Veritas.com.al.