Presidenti Donald Trump vlerësoi të enjten kamionistët në Shtëpinë e Bardhë, duke i falënderuar ata për mbajtjen dhe funksionimin e zinxhirit të furnizimit  gjatë krizës së koronavirusit.

“Për çdo kamionist që dëgjon radio ose ndodhet pas timonit, unë e di se flas për 330 milion amerikanët ndërsa themi:‘ Faleminderit Zotit për kamionistët “, tha Trump.

Presidenti u takua me disa kamionistë që arritën në Shtëpinë e Bardhë me kamionët e tyre në lëndinën e Jugut.

“Në luftën kundër virusit, kamionët amerikanë janë vërtet ushtarët  që na çojnë drejt fitores,” tha ai.

Një kamionist vuri në dukje se “heronjtë e vërtetë” ishin punëtorët mjekësorë në vijat e krizës, dhe ai tha se ata ishin të nderuar që t’u siguronin  pajisjet e nevojshme.

“Në një kohë të mbylljes së vendit, drejtuesit e kamionëve formojnë gjakun e jetës së ekonomisë sonë,” tha Trump.

Presidenti pjisi secilin prej kamionistëve në Shtëpinë e Bardhë me një çelës me ngjyrë të artë për të treguar vlerësimin e vendit për përpjekjet e tyre.

“Për ditë të tëra dhe me javë të tëra, drejtuesit e kamionëve largohen nga shtëpitë e tyre dhe furnizojnë me mallrat e nevojshme për familjet amerikane gjatë kësaj krize kombëtare dhe në çdo kohë tjetër,” tha ai.

Presidenti vuri në dukje vlerësimin e Amerikës për kamionët, përfshirë këtu ofrimin e tyre ushqim dhe shenja mbështetjeje, ndërsa ata vazhduan të punojnë.

VERITAS.COM.AL/