Dardha është një fshat i thellë i Pukës, në rrugën për në Fierzë. Pamjet e fshatit sot në mëngjes i ngjanin një krijese që sapo është nisur në fluturim; duket se banesat nuk kishin kurrë themele e taban.

Banorët e fshatit janë zgjuar në panik, pasi kanë më se një javë duke jetuar me frikë, pasi çarja e tokës po u afrohet banesave. Ata kanë bërë thirrje për ndihmë, qëkurse dherat u rrëmbyen kasollet e bagëtive disa ditë më parë.

Veritas.com.al/