Presidenti Donald Trump dhe zonja e parë shijuan darkën madhështore shtetërore të të Hënës shtruar nga Mbretëresha Elizabeth gjatë udhëtimit të Trum në Mbretërinë e Bashkuar.
Mbretëresha Elizabeth foli para pjesëmarrësve, duke kujtuar rolin Amerikan në Luftën e Dytë Botërore, që i siguroi lirinë Evropës.
“Ndërsa Bota ka ndryshuar, ne jemi përgjithmonë të ndërgjegjshëm për qëllimin origjinal të këtyre strukturave: kombet punojnë së bashku për të garantuar paqen e fituar me mundim” tha ajo.
Mbretëresha gjithashtu vuri në dukje se e ëma e Trump, me trashëimi skoceze, duke iu referuar ‘lidhjeve të tij të ngushta” me Mbretërinë e Bashkuar.
Ajo ngriti dolli “për vazhdimin e miqësisë mes dy kombeve tona, dhe për shëndetin, prosperitetin dhe lumturinë e popullit në Shtetet e bashkuara”.
Trump ngriti lart Britanikët për qëndrimin të vetëm kundër ‘makinës nazi-fashiste’ gjatë orëve të zeza të Luftës së Dytë.
“Këtë mbrëmje, në falënderojmë Zotin për djemtë trima të Mbretërisë së bashkuar dhe të Shteteve të Bashkuara të cilët mundën Nazistët dhe regjimin Nazist, dhe çliruan miliona njerëz nga tirania”, tha ai. “Lidhja mes kombeve tona është çelikosur përherë në ‘Kryqëzatat e Mëdha”.
Trump ngriti dolli për ‘miqësinë e brendshme të popujve tanë, vitalitetin e kombeve tona, dhe për një përshëndetje të gjatë për mbretërinë e Shkëlqesisë së Saj, Mbretëreshë”.
Melania Trump e mahniti sallën e darkës me veshjen e saj në Dior Haute Couture.
Trmpët ishin të shoqëruar nga katër fëmijët e tyre të rritur, Donald Trump Jr., Eric Trump dhe gruaja e tij Lara, Ivanka Trump dhe burri i saj Jared Kushner, si dhe Tiffany Trump.
Nga anëtarët e tjerë të stafit aktual të Shtëpisë së Bardhë merrnin pjesë Kellyanne Conëay, Sarah Sanders, Dan Scavino, Stephanie Grisham, Mick Mulvaney dhe Steven Miller.
Mbretëresha priti 171 persona për darkë në sallën e ballove të pallatit, e cila përdoret veçanërisht për raste të rëndësishëm.
Sipas raportimeve, menuja e darkës përfshinte:
— Fileta të ngrohtë të peshkut shtojzë të Atlantikut Verior me perime, asparagus dhe salca.
– Qafë qengji të sezonit të ri Ëindsor me barishte të mbushura, perime të pranverës, dhe salca.
– Luleshtrydhe ngjyrë të errët me limon dhe krem lulemine.
– Fruta të freskët.
– Kafe dhe ëmbëlsira të vogla për shoqërim.
Lista e verërave përfshinte:
Windsor Great Park 2014
Chassange-Montrachet 1er Cru “Morgeot” 2014
Domaine Duc de Magenta
Monopole Clos de la Chapelle, Louis Jadot
Chateau Lafite Rothschild 1990
1er Cru Classe, Pauillac
Hambledon Classic Cuvee Rose NV
Në muzikën e mbrëmjes përfshihej:
Handel, “Music for the Royal Fireworks”
Ballet “”Hoedown” from “Rodeo” by Aaron Copland.
“Tonight” from West Side Story
“Thinking Out Loud” ëritten by Ed Sheeran and Amy Wadge.
VERITAS.COM.AL/