Hillary Clinton dhe Donald Trump prekën shumë çështje gjatë debatit të parë televiziv

Por kishte disa gjëra që nuk u përmendën

  1. Syria:

Ndërsa kandidatët flisnin, rreth 250,000 Sirian ndodhen të izoluar në  Aleppo ku vazhdohet të bombardohen nga sulmet ajrore që janë quajtur ndoshta krime lufte.

Qeveria e SHBA ka luajtur rol lidei në kritikat kundër regjimit Sirian dhe Rusisë që e mbëhstet sulmet, por asnjëri nga kandidatët nuk i përmendi.

Në dy debatet e ardhshme, ndoshta Siria do të ngrihet si çështje.

Akoma, çështje si “shteti Islamik”, marrëveshja bërthamore me Iranin, dhe siguria e partnershipit amerikan, nuk kanë ardhur akoma në debat. Mungesa e vëmendjes ndaj Sirisë, ndoshta ka ardhur për aryen se kjo nuk shihet si një çështje e rëndësishme për amerikanët.

  1. Muri i Trump-it

Edhe pse kjo politikë ka tërhequr shumë vëmendje gjatë primareve dhe fushatës së zgjedhjeve, zoti  Donald Trump nuk e përmndi planin e tij për ndërtimin e një muri gjatë 1900 kilometrave të kufirit amerikan me Meksikën.

Ai ka premtuar se po të jetë president do të ndërtojë murin me Meksikën prej 5- 10 miliardë dollarë.

  1. Benghazi

Shumë republikanë mund të kenë shpresuaar se zoti Trump do të ngrinmte çështjen e sulmit mbi ambasadën e SHBA në Benghazi të Libisë, gjatë kohës kur zonja Clinton ishte serketare e shtetit>

Ai tha vetëmn kaq, që Ambasador Chris Stevens isht “lënë i pashpresë që të vdiste, ndërsa Hillary Clinton flinte top në krevatin e saj”.

Zonja Clinton ka thënë se mban përgjegjësi për sulmin.

Zoti  Trump më vonë u ankua në Tëitter se moderatori Lester Holt nuk e ka ngritur si çështje, gjë që dushohet se nuk e ka bërë nga vetja.

  1. Fondacionet:

Polemikat rreth Fondacionit Clinton kanë qenë burim i një gjendjeje të pa qetë të fushatës së  Hillary Clinton dhe një padanë kërcimi për Trump për akuzat kundër Hillary.

Por moderatori Holt nuk e përmendi as këtë.

(Nga BBC)