( Foto nga: AFP/EMMANUEL DUNAND)/

Kryeministrja Theresa May i ka mbijetuar(ngushtë)votës  së mosbesimit dhe ka mbajtur një tjetër nga fjalimet e saj optimiste rreth asaj se si njerëzit votuan për Brexit dhe se Brexit është cka ajo planifikon të japë.

“Shumica e popullit britanik dëshiron që ne të vazhdojmë të dorëzojmë Brexit dhe t’u drejtohemi edhe çështjeve të tjera të rëndësishme për të cilat ata interesohen. Por marrëveshja që kam punuar për të rënë dakord me Bashkimin Evropian u refuzua nga deputetët dhe me një marzh të madh. Unë besoj se është detyra ime të dorezoj udhëzimin e popullit britanik për të lënë Bashkimin Evropian dhe kam ndërmend ta bëj këtë, “na thotë ajo.

Mos besoni një fjalë.

Nëse ajo nuk është realisht duke gënjyer, është pabesueshmerisht deziluzionuese. Ne e dimë këtë sepse në vend që të shpallej gjëja e vetme e mundshme që mund t’i jepte Brexit – duke lejuar që neni 50 të vazhdonte kursin e vet në datën e caktuar më 29 mars, duke bërë të mundur që Britania të kishte një dalje të pastër nga BE në termat e Organizatës Botërore të Tregtisë me një Jo Marreveshje – ajo po ja le vendimin Parlamentit në mënyrë që të “veprojë në interesin kombëtar, të arrijë një konsensus dhe ta cojë ate në fund “.

Meqenëse Parlamenti eshte shumica Remain dhe nuk do të dije se çfarë do ishte interesi kombëtar nëse do të digjej Pallati i Westminsterit, kjo do të thotë se Brexit tani është i vdekuri në ujë.

Njerëzit votuan për Brexit. Parlamenti – institucioni që njerëzit e imagjinojne se përfaqëson interesat e tyre – tani e ka tërhequr atë Brexit larg prej tyre. Kjo është një fyerje ndaj demokracisë e cila kurrë nuk do të falet dhe pasojat do të jenë shumë më të tmerrshme se çdo gjë që mund të shkaktohej nga një No Deal Brexit.

Nëse kjo tingëllon tepër pesimiste, merrni në konsideratë thirrjen e konferencës nga Kancelari Phillip Hammond për një grup kapitalistësh klienteliste,te stilit Davos,njerez te rendesishem te korporatave – “udhëheqës te biznesit”, siç përshkruhen zakonisht nga BBC – në të cilën ai i siguron se No Deal nuk do të ndodhë .

Veritas.com.al/