
Deputeti Edi Paloka qëlloi me bojë në fytyrë kryeministrin Edi Rama gjatë seancës së sotme parlamentare.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka përjashtuar nga seanca e sotme deputetin demokrat pas këtij veprimi.
Kur Paloka nuk pranoi të largohet nga salla, Ruçi vendosi që të ndërpresë seancën.
Paloka është deputet dhe nënkryetar i PD, i shpallur kohët e fundit si bashkëpunëtor i një krimi në pastrim parash në Lezhë. Dosja e hetimit raportohet se ndodhet në duar të Prokurorisë.
Veritas.com.al/