Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës në Samitin e Diasporës në Ditën Arbëreshe në Pallatin e Kongreseve, tha se është privilegj të presësh dhe t’u drejtohesh stërnipërve dhe stërmbesave të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Ai tha se edhe pse janë integruar plotësisht në bashkësinë italiane, arbëreshët kanë ruajtur me fanatizëm vlerat dhe zakonet e tyre.
“Është një privilegj, përveçse një kënaqësi e posaçme, që t’ju drejtohesh stërnipërve dhe stërmbesave me të afërmeve të Skënderbeut në gjuhën e Skënderbeut, këtu sot, në ditën e arbëreshëve. Arbëreshet janë integruar plotësisht në bashkësinë e madhe Italian dhe të gjithë të mirat e asaj bashkësie nuk ua kanë tretur amanetin, i cili sot po sfidohet jo nga neglizhenca e arbëreshëve, por nga koha, e cila po sjell shumë furtuna të natyrës demografike për të gjithë dhe njëkohësisht po sjell të reja të paimagjinueshëm,, deri dje për fëmijët, që po kthehen në një shqetësim botëror për mësimin dhe lartësimin e gjuhës së vendit ku jetojmë”, tha Rama.
Shefi i qeverisë, tha se në Shqipëria do të ngrohet dhe muzeu i Arbëreshëve, i cili sipas tij e ka vendin në Kalanë e Skënderbeut.
“Lindi edhe ideja e muzeut arbëresh në Shqipëri. Ne nuk e kemi një muze, ndërkohë që komiteti arbëresh, ka ruajtur me fanatizëm reliket të jashtëzakonshëm dhe përfaqësuesit e atij komuniteti janë më shumë se sa të dëshiruar që ta kenë në Shqipëri muzeun e Arbëreshëve, të cilit i kemi gjetur vendi dhe ku tjetër, përveçse në Kalanë e Skënderbeut”, tha ai.