Me fillimin e vitit 2024, qeveria shqiptare ka nisur menjëherë nga puna. Për dy ditë radhazi, të martën dhe të mërkurën, kryeministri Edi Rama ka mbledhur kabinetin qeveritar në Shëngjin të Lezhës.

Në këtë takim është bërë analizë e thelluar e punëve dhe arritjeve për të gjitha ministritë, ndërsa është shpalosur plani dhe vizioni për vitin 2024.

Përveç ministrave të qeverisë, në takim janë prezentë sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, kreu i Grupit Parlamentar Bledi Çuçi, kryeparlamentarja  Lindita Nikolla si dhe drejtuesit politikë të qarqeve.

Sakaq, të pranishëm të tjerë në këtë mbledhje dy ditore janë drejtoresha e AKSHIT, Mirlinda Karçanaj, drejtoresha e Kadastrës Dallëndyshe Bici si dhe drejtoresha e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Cano. Pas mbërritjes së pjesëmarrësve, priten që kryeministri Edi Rama të mbajë dhe një fjalë publike