Në Ditën e Europës, kryeministri Edi Rama thotë se BE konfirmon ritmin e shpejtë të anëtarësimit të Shqipërisë në familjen e bashkuar europiane.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se është zyrtarizuar çeljen e negociatave për Grupkapitujt 3.

“Sot në DITËN e EUROPËS Bashkimi Europian konfirmon ritmin e shpejtë të anëtarësimit të Shqipërisë në Familjen e Bashkuar Europiane dhe zyrtarizon çeljen e negociatave për Grupkapitujt 3 -“Konkurueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”, duke lajmëruar mbajtjen e Konferencës së Pestë Ndërqeveritare me Shqipërinë më 22 Maj 2025, në Bruksel.

Tanimë kemi hapur 24 kapituj dhe mbeten për t’u hapur edhe 11 të tjerë, me punë e shpresë brenda 2025.Asgjë dhe askush nuk do ta ndalë dot më fatin europian të shqiptarëve”, shkruan Rama./

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *