(FOTO: Vincent Viola)/

Presidenti i zgjedhur Donald J. Trump ka zgjedhur ish-oficerin e këmbësorisë së ushtrisë së SHBA-së, Vincent “Vinnie” Viola për të shërbyer si sekretar shteti për Ushtrinë.

Viola është një tjetër miliarder njujorkez, themeluesi financiar dhe Kryetari Ekzekutiv i Virtu Financiar.

“Qoftë me shërbimin e shquar ushtarak apo edhe me bilancin tejet mbresëlënës në botën e biznesit, Vinnie ka dëshmuar gjatë gjithë jetës së tij se ai di të jetë lider dhe të japë rezultate të rëndësishme para çdo sfide”, ka deklaruar Trump në një komunikatë për shtyp.

“Ai është një njeri me etikë pune të jashtëzakonshme, me integritet dhe vizion strategjik, me një aftësi të jashtëzakonshme për të motivuar të tjerët. Populli amerikan, qoftë civil apo ushtarak, duhet të ketë besim të madh se Vinnie Viola ka gjithçka duhet për ta mbajtur Amerikën të sigurtë dhe për të mbikëqyrur çështjet që preokupojnë trupat tona ushtarake. ”

Viola është një i diplomuar i West Point-it, i formuar si oficer këmbësorie të Ranger-ave aeroportualë dhe ka shërbyer në Divizionin aeroportual 101, sipas fushatës së Trump-it. Ai e ka mbështetur ushtrinë në mënyrë filantropike edhe më pas kur biznesi i tij u konsolidua në rrugën e suksesit.

“Nëse konfirmohet, unë do të punoj pa reshtur për t’i siguruar Presidentit tonë forcën tokësore për të cilën do të ketë nevojë për të përmbushur misionin në mbështetje të Strategjisë së tij të Mbrojtjes Kombëtare”, ka deklaruar Viola.

“Një nga objektivat kryesorë të udhëheqësisë sime do të jetë kujdesi që ushtarët e Amerikës të kenë mjetet për të luftuar dhe për të fituar të gjithë spektrin e konflikteve. Ky nder i madh vjen me një përgjegjësi të madhe, dhe unë do të luftoj për popullin amerikan dhe për të drejtën e tij për të jetuar i lirë çdo ditë. ”

/Veritas.com.al/