Partia Socialiste zhvillon sot aktivitetin e madh përmbyllës të fushatës në Durrës.
Kryeministri Rama ka publikuar një pjesë të skenografisë së organizuar në stadiumin gjigant, ku shihen të vendosura me distancë sociale mijëra karrige.
“Mbyllim fushatën elektorale në Durrës për 8 mandatet e fitores dhe mbështetjen kuptimplotë që populli i Durrësit do t’i japë planit të transformimit ekonomik e social në Mandatin e Tretë, ku Porti i Ri Turistik, më i madhi në Mesdhe, do të jetë kartvizita e Shqipërisë kampione e Ballkanit në turizëm”, tha Rama.