(FOTO: Drejtori i FBI, James Comey)/

Drejtori i FBI, James Comey të hënën konfirmoi se është zhvilluar një investigim aktiv i FBI ndaj qeverisë Ruse mbi ndërhyrjet e mundshme në fushatën presidenciale Amerikane, e cila nuk arriti në ndonjë lidhje mes qeverisë së Rusisë dhe zyrtarëve të fushatës së Trump.

Comey tha se hetimet e FBI “ përfshijnë hetimet e natyrës së ndonjë lidhjeje individuale që shoqëron fushatën e Trump dhe qeverinë e Rusisë dhe nuk ka ndonjë koordinim mes fushatës dhe përpjekjeve të Rusisë”.

Është hera e parë që konfirmohet se FBI ka hetuar lidhjet e mundshme mes Rusisë dhe fushatës së Trump.

Megjithatë nuk ka konfirmim për lidhje të tilla, ose ndonjë gjë të gabuar- sipas raportimeve të FBI, shkruan Breitbart News.

/Veritas.com.al/