Ky burrë, krejt i ngrirë dhe stoik, pret miq e të dashur për ngushëllime në vdekjen e dy vajzave të tij.

Dy vajzat e tij jetonin ‘nëpër botë’ prej dy dekada, njëra në Zvicër e tjetra në Francë. Motra e Francës kishte ardhur në familjen e motrës së Zvicrës për të festuar Vitin e Ri. Ky ishte ‘mëkat’ i vetëm i motrave. Burri i njërës nga motrat i ka vrarë të dyja gjatë natës.

Sot kanë mbërritur në Lezhë, në banesën e prindërve që i rritën trupat e pajetë të dy motrave Frroku, Alma e Elda, të cilët u vranë brenda banesës së njërës prej tyre në Zvicër nga 54-vjeçari Ruzhdi Buzhala, një shqiptar i Kosovës, i cili ishte edhe bashkëshorti i Almës.

Të tronditur nga ngjarja e rëndë, familjarët e të afërmit, pas tërheqjes së trupave të dy motrave të ndjera njoftuan se ceremonia e varrimit do të mbahet nesër në vendlindjen e tyre.

Banesa e familjes së dy motrave, Alma dhe Elda Frroku, ndodhen në lagjen “Xhenjo” të Lezhës.

Fqinjët të tronditur thanë se nuk kishin dëgjuar më herët për asnjë konflikt mes Almës e të shoqit.

Pas ngjarjes, 54- vjeçari Buzhala u arrestua brenda banesës ku kreu krimin, në kantonin e Aargaut, nën akuzë si i dyshuari kryesor për vrasjen e bashkëshortes së tij,  Alma, 38 vjeçe, dhe motrës së saj, Elda, 31 vjeçe.

Ndërsa misteri i vrasjes së dy motrave lezhjane në Zvicër nga bashkëshorti i njërës prej tyre shoqëron edhe familjen e viktimave.

Familjarët ndjehen të shokuar nga ngjarja, duke mos dhënë asnjë koment për atë çka ndodhi me shpresë se policia e Zvicrës do ta zbardhë atë. Krimi i rëndë ndodhi disa ditë më parë, por familjarët e viktimave u desh të udhëtonin drejt Zvicrës për të kryer procedurat e nevojshme para se të tërhiqnin trupat e dy motrave, të cilave do t’u jepet nesër në vendlindje lamtumira e fundit.

Veritas.com.al/