Koment: Veritas/
Sot është 28 nëntori, dita e Pavarësisë Kombëtare.
Por çfarë është nesër? 29 nëntori për gjysmë shekulli e më shumë ishte festuar si ‘Dita e Çlirimit’ të Atdheut nga pushtuesit Nazifashistë. Që nga viti 1992 u vunë pikëpyetje mbi datën 29 Nëntor, nëse është apo nuk është dita e Çlirimit. Si argument pse ‘nuk është dita e çlirimit’ 29 Nëntori u paraqit një ‘dëshmi’ se një ushtar gjerman i forcave pushtuese ishte parë duke kaluar në Shkodër aty afër mesnatës së 28 nëntorit dhe jo më 29 nëntor. ‘Historianët’ partiakë u vunë në shërbim të ‘argumentit’ se ‘ushtari i fundit gjerman ka kaluar para mesnatës së 28 Nëntorit.
Kjo e ndau kombin në dy pjesë. Disa e festojnë ditën e Çlirimit të Atdheut në 28 nëntor ( Demokratët), ndërsa të tjetër në 29 Nëntor (Socialistët). Këtë vit i bie që 29 nëntorin e festojnë më shumë se dy të tretat e popullsisë që kanë votuar për Partinë Socialiste.
Në këtë mënyrë është krijuar ndarja dhe konfuzioni edhe për datat më historike kombëtare si Pavarësia dhe Çlirimi i vendit. Politika e ka vënë kombin në mëdyshje, disa në një datë disa në një datë tjetër. Kjo ëhstë nja pamje qesharake. Jemi i vetmi komb në radhët e kombeve të civilizuar që kemi dy data të festës kombëtare.
Ndërsa festa kombëtare e Pavarësisë deri tani ka mbetur ajo që ka ndodhur në vitin 1912 me Ismail Qemalin në Vlorë. Para pak ditësh një ‘historian’ dhe ‘diplomaticus’ u ngrit e vuri alarmin se Pavarësia nuk është shpallur në Vlorë, por në Durrës. Më sa duket pritet konfuzion edhe në ditën e Pavarësisë.
Sot kombi është vënë para faktit që të festojë i përçarë.
Përfaqësuesit e shtetit kanë festuar në Vlorë ditën e Pavarësisë, ndërsa Opozita ka festuar në Tiranë dy ngjarje: Pavarësinë dhe Çlirimin.
Në qytetin e Vlorës, para monumentit të baballarëve të Pavarësisë u përkulën presidenti i Republikës, Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dHe kryeministri Edi Rama.
Ndërsa në Tiranë, para monumentit ‘Nënë Shqipëri’ të ngritur nën kujdesin e diktatorit Enver Hoxha eshtrat e të cilit u varrosën këtu në vitin 1985 dhe u hoqën në vitin 1992, janë përkulur me veneracion kryetari i PD, Lulzim Basha dhe ish- kryetari i PD, Sali Berisha.
Edhe kësaj here Shqipëria i feston ngjarjet kulmore ndërkombëtare i ndarë në dy pjesë.
VERITAS.COM.AL/