Ekuadori deklaron se këtë e bëri për shkak se “nuk do që të përzihet në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara”. Të shtunën në mbrëmje, Wikileaks deklaroi se Ekuadori i kishte prerë internetin zotit Assange.
Ekuador e ka pranuar se ka ndërhyrë pjesërisht dhe ka prerë eksesin në internet të themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange, i cili është refugjat në Ambasadën e Ekuadorit në Londër.
Burimi nga Ekuadori tha se zoti Assange, këto javët e fundit ka publikuar materiale që mund të kenë impakt mbi zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.
Ekuadori tha se akti nuk ishte si rezultat i presionit nga Uashingtoni.
Shtetet e Bashkuara mohuan akuzën e bërë nga WikiLeaks sikur Amerika i ka kërkuar Ekuadorit që të ndalojë WikiLeaks që të publikojë dokumente rreth kandidates Hillary Clinton.
Ministria e Jashtme e Ekuadorit (në Spanjisht), tha se vendimi i WikiLeaks për publikimin e dokumenteve mund të ketë impakt në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara.
“Ekuadori nuk ka dëshirë që të ushtrojë presion nga vende të tjera”.