Bashkimi Evropian do të përballet me 27 Brexit, nëse emigracioni nuk trajtohet si prioritet në zgjedhjet evropiane të majit 2019, paralajmëroi sot ish-kryeministri italian, Enrico Letta, duke paraqitur në Bruksel një seri propozimesh për çështjen.

Drejtuesi aktual i Institutit ”Jacques Delors”, i cili drejtoi qeverinë italiane mes prillit 2013 dhe shkurtit 2014, bëri thirrje forcave politike antievropiane për të mos anashkaluar temën emigratore gjatë fushatës së këtyre zgjedhjeve.

”Emigracioni ishte një çështje e dorës së dytë në zgjedhjet e 2014, ndërsa ishte qendra e gjithçkaje që ndodhi gjatë legjislaturës që pasoi”, u shpreh Letta duke prezantuar një raport të qendrës së reflektimit me titull “për një politikë evropiane për azilin, emigracionin dhe lëvizshmërinë”.

Veritas.com.al/