Presidenti amerikan, Donald Trump do të takohet javën e ardhshme me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan. Takimi i tyre vjen në kohën e tensionimit të marrëdhënieve mes të të dyja shteteve aleate të NATO-s, rreth veprimeve në Siri dhe shitjes së armëve të sofistikuara të Rusisë në Ankara.

“Në një bisedë telefonike të dy liderët kanë rikonfirmuar se ata do të takohen në Uashington më 13 nëntor, me ftesë të presidentit Trump”, ka thënë presidenca turke.

Erdogan më parë ka paralajmëruar se është duke konsideruar anulimin e kësaj vizite për shkak të mospajtimeve rreth konfliktit sirian, si dhe vendimit të fundit të Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara për të njohur vrasjet masive të armenëve si gjenocid një shekull më parë.

Përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, Trump e ka quajtur Erdoganin “shumë të mirë” dhe mezi pret ta takojë.

Veritas.com.al/