Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka kallëzuar penalisht dy funksionarë të FSHF-së të martën e 26 janarit.

Kallëzimi i parë ka qenë për sekretarin e Përgjithshëm të federatës, Ilir Shulkun.

I dyti, për sekretarin e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, Adrian Haçi.

“Disa njerëz do të bëjnë burg për këtë çështje. Do të shkojnë në burg! Është e pafalshme! do shkojnë në burg. Kjo është kriminale”, ishte paralajmërimi i kryebashkiakut.

Përplasja “Duka-Veliaj”

E diela e 23 janarit, do të bënte që mediat të gëlonin mbi një çështje të paprecedentë në Shqipëri.

Bashkia e Tiranës, në rolin e aksionerit të Sport Klub Tirana, do ta padiste Armand Dukën për një sërë akuzash, ndër të cilat korrupsion në krye të FSHF-së, duke përpiluar një dosje voluminoze edhe ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, nga vetë Federata, përgjigjja erdhi e shpejtë.

Sipas tyre, akuzat kishin të bënin me një përpjekje për të destabilizuar garën zgjedhore. Por, ato u faktuan të hënën e 24 janarit, kur Prokuroria e Tiranës nisi zyrtarisht hetimin për Dukën.

Megjithatë, nga vetë federata, çështja u shpërfill. Ata u fokusuan tek goditja ndaj vetë Veliajt dhe nxorrën në dritë një audiopërgjim 30 minutësh, nga mbledhja e kryebashkiakut të Tiranës më disa zyrtarë të klubeve sportive tiranase.