Më shumë se dy të tretat ose 70% e Evropianëve mendojnë se korrupsioni është i përhapur në vendet e tyre.Në një raport të Eurobarometrit theksohet se perceptimet e qytetarëve ndryshojnë në varësi të vendeve të bashkimit Europian por konstatohet se Greqia ka nivelin më negativ pasi 97 % e shtetasve në këtë vend e perceptojnë korrupsionin shumë të përhapur në institucione.Më pas nga anekta nivele të larta perceptimi për korrupsionin vijojnë të kenë qytetarët në Kroaci ku rezultojnë 96% e tyre, ndjekur nga Portugalia me 93% , Qiproja 92% si dhe Malta në po të njëjtin nivel.

Ndërkohë që në vendin tonë vlerësimet e qytetarëve janë më pozitive se në këto vende të Bashkimit europian.Aktualisht Shqipëria është në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimit Europian dhe perceptimi i qytetarëve është më pozitiv.

Në një anketë të eurobarometrit për pjesën e parë të këtij viti rezulton se vetëm 81% e qytetarëve shqiptarë të pyetur e konsiderojnë korrupsionin e vogël si “të përhapur” ose “shumë të përhapur” në Shqipëri, kurse 81.5% e konsiderojnë korrupsionin e madh “si të përhapur” ose “shumë të përhapur”.Nëse shohim të dhënat për vendet Europiane Shqipëria lë pas edhe Spanjën, Hungarinë e Italinë ku vlerësimi është më negativ.

Ndërkohë që me nivel të ulët të kurropsionit e vlerësuar nga qytetarët sipas eurobaromtertit rezultojnë vetëm disa vende nordike përmendim këtu Suedia,Finlanda dhe Danimarka ku perceptimi për korrupsionin është në nivele më të ulëta midis vendeve europiane përkatësiht me 36%,21 dhe 13%. Të anketuarit janë pesimistë për përpjekjet kombëtare për të luftuar korrupsionin. Vetëm një pakicë mendon se masat kundër korrupsionit zbatohen në mënyrë të paanshme . Ndërkohë pothuajse tre të katërtat ose 74% e europianeve mendojnë se ka korrupsion në institucionet publike kombëtare në vendin e tyre.