Bomba e madhe ka plasur në Serbi. Bashkimi Evropian po i bën presion presidentit të Serbisë, , që të mos vonojë vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë. Sipas medieve serbe, ndërkombëtarët janë të gatshëm të vendosin sanksione ndaj Serbisë, nëse presidenti Vuçiç nuk merr vendim për vendosjen e masave kufizuese ndaj Federatës Ruse. “Danas” shkruan se nëse Bashkimi Evropian vendos për sanksione, hapi i parë do të jetë ndalimi financimeve në Serbi, e cila do të sillte rrezikun e humbjes së të paktën 40,000 vendeve të punës pastaj anulimi i Shengenit, ndalimi i negociatave për anëtarësim në Bashkimin dhe më pas sanksionet. Ekspertët thanë për “Danas” se sipas informacioneve që disponojnë, Aleksandër Vuçiç shpreson në mbështetjen e Viktor Orbanit për ta bllokuar atë ose përmes Këshillit të BE-së, ose përmes Komisionerit Evropian për Fqinjësi dhe Politikë të Zgjerimit, Oliver Varhelji.
Alarmohet Beogradi
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin, duke reaguar ndaj pretendimeve nga BE-ja se procesi i anëtarësimit të Serbisë duhet të ndërpritet nëse Rusia nuk vendos sanksione, tha se Serbia duhet të pyesë veten nëse dëshiron të bëhet pjesë e një aleance që do ta sjellë atë në konflikt me të gjithë botën. “Bashkimi Evropian po kërcënon Serbinë. Vërtet duhet të pyesim veten nëse duam të bëhemi pjesë e një aleance që do të na sjellë në konflikt me të gjithë botën”, tha Vulin, duke reaguar ndaj deklaratave të socialdemokratëve, deputetë të Parlamentit Europian, se Bashkimi Europian nuk mundet të vazhdojnë negociatat e pranimit me Serbinë nëse Beogradi nuk respekton sanksionet e BE-së kundër Rusisë. Siç është raportuar nga MPB-ja, Vulin ka thënë se “deklarata e socialdemokratëve evropianë i ngjan deklaratave të socialdemokratëve evropianë para Luftës së Parë Botërore, kur ata mbështetën Evropën në nxitimin e konfliktit dhe fajësuan Serbinë për luftën”. “Vetëm socialdemokratët serbë ishin kundër huazimeve të luftës, duke iu përmbajtur ideologjisë së tyre, por në dëm të tyre dhe në dëm të Serbisë. Nëse vazhdon me politikën e kërcënimit dhe shantazhit dhe dëgjon socialdemokratët, Bashkimi Evropian do të konfirmojë se është në kundërshtim me veten dhe mjedisin e tij”, tha Vulin në një deklaratë me shkrim.
Serbia është një nga 17 vendet që ka marrë ftesë për takimin e liderëve të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, i cili do të mbahet më 6 tetor në Pragë. Temë do të jetë ndër të tjera edhe formimi i bashkësisë politike evropiane dhe në atë takim Beogradi pret presion edhe më të madh për marrëdhëniet me Moskën, si dhe mesazh të qartë për të vendosur për sanksione kundër Rusisë. Deri atëherë, Beogradin e presin 9 ditë shumë të nxehta. Presionet për shkak të mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë po shtohen, marrëveshja e nënshkruar nga Selakoviç dhe Lavrov nuk ishte shumë e dobishme, përkundrazi hapi një polemikë të re dhe më të ashpër. SHBA kërkoi shpjegime për forcimin e marrëdhënieve diplomatike me Moskën. Për shkak të gjithë kësaj, presidenti Vuçiç do të flasë orët e ardhshme dhe do të shpallë, siç tha, “lëvizje dhe vendime të reja”, dhe pyetja kryesore është: A do të kthehen presionet në kushtëzimin klasik apo do të shkohet në Pragë me një mal me kritika? Të paktën ky është vlerësimi i ekspertëve serbë dhe të huaj për kushtet gjeopolitike për Blitz-in, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat në të cilat po zhvillohet ky takim.