-Unë përshëndes faktin, që përfaqësues të qeverisë, të opozitës parlamentare dhe asaj jashtëparlamentare…- tha ambasadori i Gjermanisë në Tiranë-
Koment/ Ambasadori gjerman, Peter Zingraf ka reaguar pas tryezës për reformën zgjedhore të mbajtur sot në Tiranë e të thirrur nga OSBE.
Ai e cilëson një hap të parë të rëndësishëm të një dialogu gjithëpërfshirës dhe bipartizan, për t’i dhënë reformës zgjedhore një shtysë të re.
Postimi i ambasadorit gjerman në Facebook:
Ambasadori Zingraf: “Tryeza e parë për reformën zgjedhore është një hap në drejtimin e duhur”
“Tryeza e sotme e organizuar nga OSBE dhe Kuvendi i Shqipërisë është një hap i parë i rëndësishëm i një dialogu gjithëpërfshirës dhe bipartizan, për t’i dhënë reformës zgjedhore një shtysë të re.
Unë përshëndes faktin, që përfaqësues të qeverisë, të opozitës parlamentare dhe asaj jashtëparlamentare, përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë ulen në një tavolinë dhe këshillohen për zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-it.
Kjo tregon gatishmërinë, për të marrë përgjegjësi për të ardhmen e Shqipërisë. Përsa i përket ecurisë së mëtejshme të procesit të afrimit të Shqipërisë me BE-në, do të jetë thelbësore të zhvillohet një dialog me rezultate konkrete për kodin zgjedhor. Gjermania mbetet e gatshme të shoqërojë këtë proces duke ofruar mbështetjen e saj.”
Veritas.com.al/