(FOTO: Zoti  Trump (qendër) bën humor me zotin  Lavrov (majtas) dhe Ambasador Sergei Kislyak)/

Presidenti Donald Trump zbuloi një informacion shumë të klasifikuar për të ashtuquajturin Shtet Islamik tek ministri i jashtëm rus, sipac BBC.

Informacioni erdhi nga një partner i SHBA-ve i cili nuk kishte dhënë leje që një gjë e tillë të  ndahej me Rusinë, thotë Washington Post.

Trump priti ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov në Zyrën Ovale, javën e kaluar.

Zyrtarët mohuan raportin e medias, por një anëtar i lartë i partisë republikane të Trump bëri thirrje për një shpjegim. Lidhjet e dyshuara të fushatës së Trump me Moskën janë pjesë e disa hetimeve.

Presidenti ka hedhur poshtë akuzat duke i quajtur lajme të rreme.

/Veritas.com.al/