Historia, tradita, kultura e shqiptarëve nga të gjitha trevat do të shpaloset në Tiranë më 28 nëntor.

Rreth 300 grupe artistike nga Diaspora do të mblidhen në kryeqytetin shqiptar për të festuar 112 vjet  Pavarësi.

Parada do të nisë në sheshin “Nënë Tereza” dhe do të përfundojë në atë “Skënderbej”.

Do ta hapin shqiptarët e New York dhe do ta mbyllin ata të Tiranës.

Parada e shqiptarëve në Tiranë sipas drejtoreshës së Unionit të Bashkive Andriola Kambo nuk është vetëm një mundësi për tu bashkuar.

Ky është viti i dytë që kjo paradë mbahet në Tiranë pas një tradite 15 vjeçare në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./abcnews.al

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *