Princi Harry dhe Meghan Markle kanë vendosur që dasma e tyre të mbahet ditën e Shtune, 19 Maj 2018, deklaroi Kensington Palace.

Çifti ka konfirmuar lidhjen e tyre në Nëntor  dhe tha se shërbesa do të kryhet në kishëzën ‘St George’ në Kështjellën  ‘Windsor’.

Sipas traditës se martesave mbretërore, zakonisht martesat bëhen në mes të javës. Për shembull martesa e Mbretëreshës u mbajt ditën e Enjte dhe martesa e Dukës së Cambridge, të Premten.

Martesa do të mbahet në të njëjtën ditë me ‘FA Cup Final’, në të cilën Princi William merr pjesë së President i FA.

Ora e ndeshjes mbetet akoma për t’u konfirmuar, por gjatë viteve të fundit ajo ka qenë në 17:30 GMT.

Veritas.com.al/