9 dhjetor (UPI) – Sanna Marin e Finlandës mund të bëhet kryeministrja ne detyre më e re në botë këtë javë, në moshën 34 vjeçare, pasi ajo u zgjodh nga partia e saj të dielën vonë për të marrë pozicionin e saj drejtues.
Marin, ministrja aktuale e transportit në Finlandë, fitoi mbështetjen e Partisë së saj Social Demokrate për të zëvendësuar kryeministrin Antti Rinne, i cili dha dorëheqjen mes polemikash javën e kaluar për përfshirjen e tij në grevën e punëtorëve te postave në vend.
“Unë në fakt nuk kam menduar aktualisht për moshën dhe gjininë time,” tha Marin. “Unë mendoj për arsyet që hyra në politikë dhe ato gjëra për të cilat ne kemi fituar besimin e elektoratit.”
Parlamenti i Finlandës do të votojë këtë javë mbi zëvendësimin e Rinnes. Social Demokratët kanë ndërtuar një qeveri koalicioni me katër parti të tjera, të gjitha të kryesuara nga gra. Katër nga këto gra, përfshirë Marin, janë rreth të të 30-ve.
“Partia ime nuk është në qeveri, por unë gëzohem që liderët e pesë partive në qeveri janë femra,” tha Alexander Stubb, i cili shërbeu si kryeministër i Finlandës nga 2014-15, në një postim në Twitter.
“Tregon që Finlanda është një vend modern dhe përparimtar. Shumica e qeverisë sime ishin gjithashtu femra. Një ditë gjinia nuk do të ketë rëndësi në qeveri. Ndërkohë pionierë, ”shtoi ai.
Marin tha se krijimi i vendeve të punës, avancimi i synimeve të saj për ndryshimin e klimës dhe ruajtja e shtetit të mirëqenies janë përparësitë kryesore në administratën e saj, të cilat do të vihen ne diskutim menjëherë nga negociatat me sindikatat kyce.
“Kam jetuar një fëmijëri të sigurt, kam studiuar dhe ndjekur ëndrrat e mia,” tha Marin. “Mundësimi i kësaj për të gjithë më ka shtyrë mua në politikë.”
Marin fitoi një vend në Këshillin e Qytetit Tempere në moshen 27 vjec dhe tani po shërben mandatin e saj të dytë në Parlamentin e Finlandës.
VERITAS.COM.AL/