Kryeministri i ri i Britanisë është Boris Johnson. Ai fitoi përballë rivalit të tij, Jeremy Hunt.
Sipas BBC mësohet të ketë thënë se ishte një privilegj për të shërbyer në kabinetin e Theresa May.
Kryeministrja britanike, Theresa May, e cila ka dhënë dorëheqje në shenjë revolte pas mospërkrahjes së politikës së saj për largim të Britanisë nga Bashkimi Evropian, do të drejtojë mbledhjen e fundit të kabinetit britanik, ditën e martë.
Editor i revistës së njohur ‘the Spectator’, Fraser Nelson thotë se është i surprizuar që fitorja e Boris Johnson nuk është aq domethënëse sa pritej kohët e fundit.
Zoti Johnson mundi zotin Hunt dy me një, ndërsa zoti Nelson kishte thënë se pritet rezultat ‘katër me një’.
“Tani do të shikojmë një konflikt serioz’ në grupin parlamentar të Konservatorëve, shtoi ai.
Boris Johnson thotë se do të punojë që të fitojë mirëbesimin në parti dhe se do të punojë ‘për të rrafshuar’ gjërat gjatë mandatit të tij, që do të nisë pas pak ditësh.
Ai përfundoi duke thënë: ‘Fushata mbaroi, tani fillon puna’.
Veritas.com.al/
Veritas.com.al/