Kortezhe dhe përleshje, manifestuesit kërkojnë ndihmë nga Trump, që vështirë se do të vijë.

Nga: Roberto Fabbri/

Armëpushimi në Hong Kong tashmë ka mbaruar. Një javë pas fitores së ortekut të kandidatëve demokratë në zgjedhjet vendore, protestuesit u kthyen masivisht në rrugët e ish-kolonisë Britanike e cila u bë një rajon autonom i Kinës komuniste, dhe policia u kthye në zakonet e saj të vjetra: gaz lotsjellës dhe shkopinj.

Por diçka ka ndryshuar ndërkohë: demonstruesit armiqësore ndaj Pekinit kanë gjetur (ose shpresojnë të kenë gjetur) te Donald Trump një aleat të fuqishëm të çështjes së tyre, pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara nënshkroi ligjin e votuar pothuajse unanimisht ditët e fundit nga Kongresi që e angazhon Uashingtonin të mbikëqyrë sjelljen e autoriteteve kineze ndaj Hong Kongut, dhe në veçanti të sanksionojë subjektet kineze që do të shkelin angazhimet e marra për të respektuar autonominë.

Për këtë, dje u mbajtën në të vërtetë dy manifestime në Hong Kong. Më e populluara i ngjante atyre të muajve të fundit, por me ndryshimin jo të vogël se nuk u përdorën akte të dhunshme: mijëra njerëz duke marshuar prapa banderolave “Lironi Hong Kong-un” (shumë prej tyre të rinj dhe familje me fëmijë të vegjël) këndonin himnin e studentëve “Revolucioni i kohës sonë”, e para që është një ftesë për të luftuar kundër asimilimit të qytetit në Kinën komuniste. Ndërsa e dyta i drejtohej konsullatës se Shteteve te Bashkuara duke tundur flamujt me yje dhe vija dhe duke treguar kartela me fjalë falënderimi për Trumpin dhe Amerikën, të vetmit që në të vërtetë kanë treguar deri tani se duan të bëjnë diçka për të mbështetur kauzën demokratike dhe pro-perëndimore të qytetarëve të Hong Kongut. Edhe këtu është parë dhe dëgjuar ftesa e qartë ndaj presidentit amerikan për të “çliruar Hong Kongun”.

E gjithë kjo, siç shihet, është tym në sytë e Xi Jinping, i cili ua përsëriti amerikanëve se gjithçka që ndodh në Hong Kong është vetëm punë e brendshme e Kinës. Në Pekin,nuk kanë ndërmend të bëjnë as edhe një hap mbrapa nga pozicionet e tyre: pas humbjes së zgjedhjeve lokale të stërfituara nga opozita demokratike, qeveria kineze nuk humbi kohë për të saktësuar se “Hong Kongu do të mbetet kinez përgjithmonë pa marrë parasysh çdo rezultat elektoral “, dhe nga ana e saj guvernatorja e Hong Kongut Carrie Lam nuk shkoi përtej premtimeve gjenetike për të dëgjuar ankesat e popullatës,sigurisht pa i përmendur ato: kjo sepse votimi ishte një plebishit antikinez dhe antikomunist, dhe duhet të vazhdojnë të hiqen se nuk ishte kështu.

Pasi e thirri ambasadorin amerikan në Pekin dy herë, së pari për t’i kërkuar që Trump të mos nënshkruajë Aktin e të Drejtave të Njeriut të Hong Kongut dhe më pas për të protestuar se pse ai e beri këtë veprim, Xi reagoi ndaj përfshirjes së SHBA në ngjarjet e ish-kolonisë duke i propozuar amerikanëve kushte më te vështirë në negociatat që do duhet të çojnë në përfundimin e luftës tregtare midis dy kolosëve të shekullit XXI. Dora e hekurt midis Pekinit dhe Uashingtonit me siguri do të vazhdojë, por ka diçka të tepërt ne shpresat që protestuesit e Hong Kongut mbajne te Donald Trump: presidenti amerikan, në fakt, ka nënshkruar ligjin që kështu irriton qeverinë kineze pa ndonjë entuziazëm përkundrazi, duke shoqëruar aktin e nënshkrimit me një deklaratë ambigue që shoqëron mbështetjen për demonstruesit për lirinë ndaj asaj të Xi, në mënyrë që ai “të kryejë mirë punën e tij”. Sensacioni neto është se Trump preferon të rizgjidhet falë një marrëveshjeje të mirë me Kinën sesa ta komprometojë atë për admiruesit e tij naive të Hong Kongut.

VERITAS.COM.AL