Avioni i parë nga Athina për në Shkup do të ngrihet teksa të dy vendet po punojnë për t’i dhënë fund debatit mbi emrin-
Pas më shumë se një dekadë kokëfortësie, Greqia dhe Maqedonia kanë lënë pas bllokadën e fundit të fluturimeve në Europë.
Në ora 6.40pm të të Enjtes, nga kryeqyteti maqedonas u ngrit avioni i parë për në aeroportin ndërkombëtar të Athinës. Zyrtarët po e quajnë këtë një moment historik për lidhjet bilaterale mes dy vendeve, që kanë lëvizur nga pozicionet e debateve mbi emrin e republikës ish- Jugosllave.
“Ky moment ka shënuar një zhvillim të ri në marrëdhëniet tona”, tha ambasadori i Maqedonisë në Athinë, Darko Angelov, për gazetën the Guardian. “Si vende fqinje prej kohësh kishin nevojë dhe ky hap do të jetë shumë i mirëpritur nga komuniteti i biznesit”.
Shërbimi, i kryer nga kompania më e madhe e fluturimeve Greke, Aegean Airlines, do të nië me dy fluturime në vit.
Veritas.com.al/