Mbështetja për protestuesit ‘jelekë verdhë” të Francës ka rënë me shpejtësi pas koncesioneve që bëri presidenti Emmanuel Macron duke ulur takën dhe rritur të ardhurat- sipas dy sondazheve të kryera të martën, raporton AFP

Një sondazh, i kryer nga Opinionëay, tregon se 54 për qind e të intervistuarve donin që protestat të ndalojnë, ndërsa 4 për qind donin që të vazhdojnë.

Sondazhi i dytë, i drejtuar nga Odoxa, tregon një shifër thuajse të ndryshme, me 46 për qind që duan që protestat të ndalojnë dhe 54 për qind që të vazhdojnë.

Të dy sondazhet nxorën në shesh çarjen në opinionin publik, mbi të gjitha.

Më shumë se dy nga tre francez kishin mbështetur së fundmi lëvizjen radikale e cila shpërtheu në kundërshtimin ndaj rritjes së taksës së karburanteve, por që kaloi në kundërshtimin e politikave ekonomike të Macron.

Gjithashtu sondazhet zbuluan ndjesitë e ndara mbi atë nëse Macron ka mundur t’i bindë të Hënën në mbrëmje gjatë një interviste televizive prej 13 minutash, ku iu drejtua kombit, dhe që u ndoq nga rreth 23 milionë njerëz.

Veritas.com.al/