Mbretëresha Elizabeth u detyrua të anulojë një takim në minutën e fundit për shkak të një përkeqësimi, por burimet zbulojnë se nuk është asgjë serioze

Carlo Lanna, korrespondent pranë Mbretërisë/ 

Kohë të vështira, shumë të vështira për familjen mbretërore pas stuhisë së shpërthyer nga Meghan Markle.

Tre javë më vonë, dëmi i Megxit fillon të llogaritet dhe, nga sa duket, situata në Londër duket të jetë shumë e qetë, edhe pse shtypi flet për një qetësi në dukje dhe një qetësi para stuhisë. Ajo që e shton më shumë mungesën e nipit është vete Mbretëresha Elizabeth. Me gjithë vitelitetin dhe vetëpërmbajtjen e saj, duket se e vuan largimin e Harryt madje dhe te Meghanit. Sovrania 93-vjeçare,akoma në detyrë, fillon të ndjejë peshën e një mbretërie të trazuar dhe shumë komplekse. Sigurisht kriza që ka hapur viti i ri nuk e ka ndihmuar.

Siç kane raportuar disa zëra të Pallatit, në ditën e 23 janarit, Elisabetta ishte kapur nga një sëmundje. Sovrania, do të ishte detyruar të anulonte një vizitë që ajo kishte pasur prej kohe në kalendar. Ajo duhej të kishte shkuar në kohën e çajit në Institutin e Grave ne Sandringham, jo larg nga shtëpia e saj në Norfolk, por një sëmundje do të kishte penguar sovranen të marrë pjesë në këtë event. Në ato minuta të një shqetësimi të madh, lajmet për shëndetin e Elizabethes ndoqën njëra-tjetrën furishëm, por një zëdhënës thuajse menjëherë heshti çdo pretendim të mundshëm.

Frika se sëmundja mund të shkaktohej nga shqetësimi i fundit brenda familjes mbretërore dhe, mbi të gjitha, për shkak të Mexgit,u shua menjëherë. Zerat flasin për një grip të lehtë, një ftohje e thjeshtë që do ta detyronte mbretëreshën të anulojë takimin në minutën e fundit. I është rekomanduar pak pushim për disa ditë. Asgjë serioze, për fat të mirë. Eventi në të cilën sovrania merr pjesë çdo vit me kënaqësi ekstreme, është e fundit që organizohet në Sandringham për të mbyllur pushimet e Elizabethes (të merituara) për bukuri në kështjellën e saj në fushat e Londres. Anulimi i pranisë së saj është gjithmonë një dëm serioz, por për të shmangur pasojat, sovrania preferoi të kthehej në Londër dhe të anulojë ftesën.

Pushime, këto që sapo kanë mbaruar, shumë pikante për Mbretëreshën. Pas mungesës së justifikuar tashme të Meghan dhe Harryt,ishin skandalet e Princit Andrea dhe thashethemet për një divorc të mundshëm midis William dhe Kate. Elisabetta, megjithatë, është shumë e fortë dhe, megjithë pengesat e mëdha, ajo ka përballuar gjithçka me vendosmërinë e saj të zakonshme.

Veritas.com.al/