Policia ka bërë më të qartë situatën në Baçallëk të Shkodrës, duke jellë disa hollësi mbi ngjarjen e rëndë.
Një makinë ‘Ford Focus’ ka rënë në ujërat e lumit në Shkodër nga ura e Bahçallëkut. Dyshohet se brenda saj ka dy persona. Ajo ishte duke udhëtuar në drejtim të Tiranës, kur ka devijuar drejt lumit.
Policia ka shkuar në vendin e ngjares dhe ka njoftuar polombarët.
Lumi i Drinit ka prurje të papara për shkak të shirave të fortë që po bien prej dy ditësh, veçanërisht mbrëmë.
(UPDATED)
Fillimisht u dyshua për dy persona por më pas verifikimeve nga policia por dhe polumbarët u konfirmua se në makinë ndodhej vetëm drejtuesi i mjetit.
Pas më shumë se një ore kërkimi polumbarët nxorrën trupin e pajetë të 37 vjeçarit.
Viktima është Sokol Kulla, 37 vjeç me banim në Greqi.
Në orën 10:20 u nxorr makina nga lumi.
Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë terreni i vështirë nga reshjet e shiut që kanë rënë gjatë mbrëmjes së djeshme. Por grupi hetimor do të zbardhë shkaqet.
Veritas.com.al/