Kryeredaktori i gazetës “Rilindja Demokratike” Bledi Kasmi, ishte në Komisionin e Medias, i thirrur vetëm nga anëtarët e djathtë të këtij komisioni për të dëshmuar në lidhje me dhunën e ushtruar nga policia e shtetit më 26 maj 2018.
Kasmi është shprehur se ka qenë në protestë si gazetar, duke filmuar dhe fotografuar. Në kohën kur protesta po vijonte tek ministria e Brendshëm, pati konfrontime me policinë. Më tej kryeredaktori i gazetës ”Rilindja Demokratike”, thotë se në protestë nuk kishte një kordon të qartë policie se ku ishte kufiri i policisë dhe ai i protestuesve.
”Në këto kushte ne gazetarët kemi qëndruar në një pozicion ku mund të bënim foto dhe të filmonim. Pas një kërkese që më është bërë nga një operator i një media, jam ulur nga ai pozicion. Protesta pati disa episode, por nuk kemi një regjistrim të plotë të situatës për të kuptuar dinamikën e asaj që ndodhi. Shpesh herë kordoni i policisë shtynte protestuesit. Pati një agresin dhe dhunë ndaj disa protestuesve. 4 minuta para se të ndodhte incidenti një protestues u godit dhe mbeti pa ndjenja, ai është Kastriot Hasko. Edhe unë vendosa të vetëmbrohesha. Dua tju kujtoj edhe nga fotografitë, janë shumë gazetarë që kanë qenë në vijën e parë dhe nuk e di pse shkopi më përzgjidhi vetëm mua”,-tha Kasmi.
Veritas.com.al/
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/10156342784039909/?t=209