Dora e George Soros, gjithmonë ai. Financuesi, në fakt, është shumë aktiv në mbërritje të zgjedhjeve të ardhshme evropiane që mund të shënojnë një triumf sovranist. Aq sa, kujton Italia Oggi, ai ishte ndër të parët që takoi Frans Timmermans, kandidatin presidencial të Komisionit të BE-së në rast fitoreje (e pamundur) të socialistëve dhe demokratëve. Per koincidencë, Timmermans, 57 vjeç, është një nga zëvendesit e tanishëm të Jean-Claude Juncker, burokratit, armikut te betuar të Vendit tonë.

Takimi ndërmjet Soros dhe zëvendësit të Juncker daton që nga fundi i nëntorit: një takim privat i cili megjithatë nuk i kishte shpëtuar Corriere della Sera,qe e dha lajmin më 3 dhjetor. “Siklet në Bruksel për vizitën e Soros”, titullohej pjesa nga Ivo Caizzi.Ne Siklet, pse? Shpejt u tha: në ato ditë ishte ne zhvillim tratativa midis qeverisë italiane dhe Komisionit të BE-së për manovrën.E pra, çfarë donte Sorosi nga zoti Timmermans, zëvendës i Juncker-it? Kur zëdhënësja e Komisionit të BE-së, Natasha Bertaud,u pyet nëse të dy kishin folur edhe për situatën italiane, ajo u përgjigj: “As nuk mund ta konfirmoj e as ta mohoj”. Në fakt, një gjysmë konfirmim.

Dhe tani, Italia Oggi, duke cituar një burim konfidencial, thotë se manovra ishte një nga temat kryesore të bisedës. Gjatë së cilës, shton burimi, Soros i kërkoi Timmermans-it të veprojnë derisa Brukseli ta rrezojë manovrën, duke i hapur kështu rrugën Trojkës. E gjitha derisa ‘spread’, në këtë rast, fluturonte. Një rikonstruksion i frikshëm, ajo që sheh në qendër presidentin e Open Society (Shoqëria e Hapur), armikun e sovranitetit, manjatin që financon OJQ-të. Soros,pra, kishte kërkuar gjithashtu nga autoritetet më të larta kontinentale komisionerin dhe Trojkën. Nga cili pozicion? Për të mbrojtur cilat interesa? Pyetje të cilave financieri duhet ti japë, dhe menjëherë, një përgjigje.

Veritas.com.al/