Fushata për ta detyruar qeverinë Gjermane për të paguat miliarda- në mos trilionë- euro Polonisë, për dëmet dhe shkatërrimet e shkaktuara gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka gjetur edhe një zë të ri te anëtaërt Konservatorë të Parlamentit Britanik.
Daniel Kawczynski, një anëtar i Parlamentit me origjinë Polake për Shrewsbury, bëri një deklaratë në një letër të hapur drejtuar kancelares Gjermane, Angela Merkel, ku i bëri thirrje “lëri kundërshtimet për pagesën e reparacioneve ndaj Polonisë për numrin e pa fund të të vdekurve dhe shkatërrimin e shkaktuar gjatë Luftës së Dytë”.
Duke folur për ‘Breitbart London’ rreth pyetjes pse ai zgjodhi që ta shkruajë letrën pikërisht tani, Kawczynski tha: “Gjermania merr të drejtën t’u referohet detyrimeve tona financiare ndaj BE pse ne dalim nga strukturat e BE. Megjithatë, me bindje injorojnë detyrimet e tyre shumë më të qarta ndaj Polonisë për shkatërrimet dhe mizerjen që ata shkaktuan”.
“Gjermania duhet të japë shumën, ndërsa po dikton të tjerët, për vete refuzon të mbajë përgjegjësitë e veta”.
Veritas.com.al/