Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass ka nisur një vizitë zyrtare në Tiranë ku po takohet me zyrtarët e lartë të shtetit dhe opozitën.

Ai, në një deklaratë të përbashkët me ministrin shqiptar Ditmir Bushati, përveç çështjes së Integrimit, gjatë konferencës për shtyp u pyet edhe në lidhje me debatin për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai u shpreh se Gjermania është ‘skeptike’ në lidhje me këtë çështje dhe diskrete. Mass tha se kjo çështje duhet të zgjidhet sa më parë që të mos sjellë pasoja.

”Ekziston frika e një efekti domino. Ne jemi skeptik dhe diskret në lidhje me këtë pikë. Kjo çështje duhet të sqarohet dhe të zgjidhet duke mos sjellë probleme të tjera përveç atyre që janë”, tha ministri gjerman.

Veritas.com.al/