TIRANË– Në GJKKO pritet të nisë seanca për dosjen “Partizani” në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berish, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezit dhe personave të tjerë.

Do jetë gjyqtarja e themelit Flojera Davidhi, e cila do japë vendimin lidhur me kërkesën e SPAK, për kalimin ose jo për gjykim të dosjes në fjalë.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që çështja e privatizimit të ish klubit sportiv Partizani të kalojë për gjykim.

Në këto rrethana.  GJKKO ka tre alternativa në tavolinë, të pranojë kërkesën e SPAK, të rikthejë sërish dosjen për plotësim hetimesh në prokurori apo të vendosë pushimin e saj.

Për këtë çështje janë marrë të pandehur pesë persona Sali Berisha, Jamarbër Mallezi, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.