Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Jamarbër Malltezit për masën e sigurisë arrest në shtëpi, vendosur nga gjyqtarja e Apelit të Posaçëm Iliriana Olldashi më 21 nëntor të vitit 2023.

Malltezi u arrestua dhe u la në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” nga gjyqtarja e shkallës së parë Irena Gjoka në muajin tetor, lidhur me hetimet për privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”.

Kërkesa e Malltezit për shuarjë të masës së sigurisë është rrëzuar jo vetëm nga Gjykata e Lartë, por më herët dhe nga Apeli i Posaçëm dhe nga GJKKO.

Dhëndri i Sali Berishës akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, pasi ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij. më 3 prill Gjykata e Lartë la në fuqi edhe sekuestron e 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit.

Një ditë më parë Gjykata e Lartë vendosi të mos pranojë rekursin e Berishës kundër vendimit të Apelit të GJKKO-së që nuk e lejonte të shkonte në Kuvend.