Rreth gjysma e rusëve kanë frikë se bombardimet e Moskës mbi Aleppo në Siri do të shkaktojnë Luftën e Tretë Botërore- sipas një sondazhi të publikuar të Hënën.

Moska, një aleat i liderit Sirian, Bashar al-Assad, ka përqendruar bombardimet në siri që në Shtator të vitit 2015.

Dyzetetetë për qind e Rusëve të shqetësuar se “mos vallë rritja e tensionit mes Rusisë dhe Pëerëndimit mund të shkojë deri në Luftën e Tretë Botërore”, sipas sondazheve të kryera nga qendra e pavarur e sondazheve Levada, javën e kaluar.

Kjo shifër është rritur nga 29 për qind që ishte në Korrik të këtij viti.

Sulmet ajrore të Rusisë janë perceptuar me efekt negativ nga vëzhgues ndërkombëtar, nga 16 për qind që ishte ky perceptim në Nëntor.

Sidoqoftë, 52 per qind e rusëve thanë se mbështesin sulmet ajrore të Moskës, ndërsa 26 përqind thanë se i kundërshtojnë ato.

Të pyetur nëse “ndërhyrja që ka nisur në Siri do të vazhdojë?’, 49 për qind u përgjigjen “po”, ndërsa 28 për qind u përgjigjen “jo”.

Fuqitë Perëndimore dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë akuzuar forcat Siriane dhe ruse se po kryejnë sulme diskriminuese mbi civilet dhe infrastrukturën në vend, sidomos rreth zonës më të fuqishme ekono9mike në Aleppo.

Moska ka njoftuar më 18 Tetor se do të kryejë sulme ajrore mbi Aleppo pas një moratoriumi që ka përfunduar që prej 14 ditësh.

/Veritas.com.al/