Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano është takuar me drejtorin e Byrosë Federale Investigative (FBI), Christopher Wray.
Kjo, gjatë vizitës së tij të fundit në Washington DC.
Lajmi u bë i ditur nga ambasada amerikane në Tiranë përmes një statusi në Twitter.
Përveç takimit me drejtorin e FBI-së, Nano u takua edhe me Zëvendës Ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm Bruce Swartz, Shefin e Operacioneve të Jashtme George Papadopoulos, dhe drejtues të lartë nga Byrotë e Departamentit të Shtetit. Këto, dedikuar për Sigurinë Diplomatike dhe Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit në SHBA.
Vizita në Washington theksoi partneritetin SHBA-Shqipëri dhe rëndësinë e luftëa kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.
Kjo, nëpërmjet operacioneve të përbashkëta, trajnimeve dhe bashkëpunimit të ngushtë.