Një person ka mbetur të vdekur pasi e kanë  sulmuar me thikë kalimtarët në stacionin hekurudhor Saint Chales në Marseille të Francës.

Pas kësaj policia ka vrarë sulmuesin, bëjnë të ditur mediat franceze.Televizioni BFM njofton se sigurisht bëhet fjalë për sulm terrorist.

Sulmuesi ishte një azilant- sipas BBC- dhe është qëlluar për vdekje nga forcat e sigurisë në qytetin jugor francez.

Ministri i Brendshëm i Francës, Gérard Collomb, tha se do të shkonte menjëherë në vendin e ngjarjes. Policia më parë iu ka kërkuar qytetarëve që të shmangin kalimin në zonë.

Veritas.com.al/