Një helikopter i Kombeve të Bashkuara me punonjës të ndihmave humanitare është rrëmbyer nga grupi terrorist al-Shabab, pasi u detyrua të bënte ulje emergjente në territorin që ndodhet nën kontrollin e grupit të armatosur somalez.

Punonjësit e ndihmës që ishin në helikopter tani mbahen peng nga grupi i armatosur i lidhur me Al-Kaedën, i cili ka shkaktuar dhunë në Bririn e Afrikës për dekada.

“Helikopteri u ul pranë fshatit Gaboon në rajonin Galgaduud për shkak të një defekti teknik”. Incidenti u konfirmua gjithashtu nga një zyrtar i OKB-së në Mogadishu,” thuhet në një raport të OKB-së.

Sipas OKB-së, kishte nëntë pasagjerë në avion, duke përfshirë personelin ushtarak dhe një kontraktor të palës së tretë. Gjashtë prej tyre thuhet se janë marrë nga grupi, ndërsa 2 pasagjerë kanë shpëtuar dhe mbeten të lirë.

“Të gjitha fluturimet e OKB-së janë pezulluar përkohësisht në afërsi deri në njoftimin e mëtejshëm”, thuhet në deklaratë, ndërsa detaje të tjera, duke përfshirë kombësinë e personave në bord, mbeten të paqarta.