( Një patrullë u godit me shishe me acid. Dhjetëra agjentë të plagosur dhe qindra arrestime në të gjithë vendi) / 

“Spastrimi i policisë do të fillojë në orën 22. Të gjitha armët lejohen. Dilni dhe filloni të goditni te gjitha forcat e rendit që hasni”.

Ky është vetëm një nga mesazhet e qarkulluara në rrjetet sociale të shumë të rinjve francezë në ditët e fundit. Dhe kështu natën e Halloween përtejalpeve është transformuar në një “gjueti ndaj policit” te vertete.

Apeli i “spastrimit kundër xhandarëve” në fakt është pritur nga shumë të rinj që janë derdhur në rrugë.Pjesa me e madhe e sinjalizimeve erdhën nga qytete të mëdha, veçanërisht nga Parisi dhe Lioni. Buletini eshte dhjetëra zjarre, qindra arrestime dhe ndonjë agjent i plagosu.

Ministri i Brendshëm, Christophe Castaner, siguron se “nuk do t’i bëjë favore askujt”, pasi ka mobilizuar 15 mijë anëtarë të forcave të rendit për të mbikëqyrur “natën e fantazmave”.

“Kur kërcënojmë të vrasim policinë dhe xhandarët, kjo nuk është një shaka, këto janë fakte jashtëzakonisht serioze,” ka konfirmuar.

Shumë kane përfituar nga maskat për të kryer akte vandalizmi, duke djegur makina dhe kuti të plehrave, por edhe për të sulmuar policinë, një patrullë eshte goditur me shishe acidi dhe coi ne grabitje. Aktualisht janë arrestuar 116 persona nga policia.

Veritas.com.al/